Terras kërkon nga Vuçiq të ndalë ndërhyrjet në proceset zgjedhore të Kosovës

Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka dënuar ashpër manipulimin dhe ndërhyrjen paraelektorale në punët e brendshme të Kosovës nga presidenti Vuçiq. Sipas tij, veprimet e Serbisë synojnë drejtpërdrejt përshkallëzimin e situatës tashmë të ndjeshme në Kosovë dhe janë qartësisht armiqësore.
Terras ka thënë se kur po afron dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndikimi dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Serbisë janë bërë sërish të qarta.
“Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë shpallur publikisht mbështetjen e tyre për një parti të caktuar politike të serbëve të Kosovës, kanë shpallur zgjerimin e skemës së ndihmës sociale në Kosovë dhe kanë njoftuar për mundësi të reja afatshkurtra punësimi në institucionet e kontrolluara nga Serbia në Kosovë, gjatë ditëve në prag të zgjedhjeve”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Në reagimin e tij është përmendur edhe shqetësimi i ngritur nga ish-vëzhguesja kryesore e BE-së, Nathalie Loiseau, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit e cila kishte konstaturar dërhyrjen e Serbisë në këto zgjedhje.
Raportuesi i PE-së, Terras, i bën thirrje Qeverisë së Serbisë të ndalojë ndërhyrjet në zgjedhjet në Kosovë dhe t’u lejojë qytetarëve të Kosovës të zgjedhin në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre lokalë./21Media
I strongly condemn the pre-election manipulation and interference in the internal affairs of #Kosovo by 🇷🇸President @avucic.
See the full text below👇#Kosovo @Serbia @EPPGroup @politico pic.twitter.com/KJcvYxbgZX— Riho Terras (@RihoTerras) October 10, 2025
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?