Test: Gjëja e parë që shihni në foto?

Testet psikologjike na afrojnë me veten. Ato zbulojnë aspekte të panjohura të personalitetit tonë dhe shumë për marrëdhëniet tona me të tjerët.
Imazhi i mëposhtëm zbulon se çfarë na bllokon në mënyrë të pandërgjegjshme në marrëdhënien tonë me partnerin.
Çfarë keni vënë re fillimisht, duke parë foton më poshtë?

Një figurë me një mantel
Nëse keni vënë re fillimisht një person të veshur me një mantel, atëherë ajo që ju frikëson në një marrëdhënie është kur partneri juaj ju njeh më mirë se ju veten. Por frika juaj nuk duhet të bëhet pengesë mes jush, ndaj është mirë të lini pas mekanizmat mbrojtës dhe ta lejoni që t’ju njohë më mirë.

Një person
Nëse së pari keni parë një person, atëherë ju frikëson fakti që partneri juaj pret që ju të vendosni nevojat e tij mbi tuajat. Kujdesi për veten është i rëndësishëm, por duhet të filloni t’i jepni përparësi edhe atij, kështu që është mirë të largoni frikën dhe të kënaqeni me atë që lidhja juaj dëshiron t’ju ofrojë.
Një pemë
Nëse keni parë fillimisht një pemë, ajo që ju shqetëson në marrëdhënien tuaj është koha e lirë që do të keni tani e tutje për veten tuaj. Keni frikë se do t’ju duhet të bëni gjithçka me partnerin tuaj por është mirë që në fillim të kufizoni kohën dhe hapësirën tuaj personale në mënyrë që të mos ndiheni të mbytur në marrëdhënien tuaj.
Hëna
Nëse e keni parë hënën fillimisht, atëherë keni shumë frikë se në fund do të lëndoheni nga partneri juaj edhe nëse gjithçka shkon mirë mes jush. Është një frikë që nuk mund ta kapërceni dhe ju mbush me pasiguri dhe ankth. Thjesht duhet të jeni më diskriminues me ndihmën që u jepni njerëzve të tjerë./abcnews.al

Back to top button