Mbi 730 fëmijë u lindën gjatë janarit në QKUK, 21 gra lindën binjakë

Foshnja e parë e vitit 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind në orën 00:01, ndërsa që nga ai moment e deri në fund të muajit janar, në Klinikën e Gjinekologjisë u lindën edhe 735 fëmijë.
Drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, Jakup Ismajli sot për rtv21.tv informoi se gjatë muajit janar u lindën gjithsej 736 foshnje. Ai bëri të ditur se nga 736 foshnjet, 383 janë meshkuj, ndërsa 376 femra.
Ismajli deklaroi se 21 gra lindën binjakë, ndërsa një trenajkë. Ai për rtv21.tv shtoi se nga të gjitha lindjet gjatë janarit, 282 lindje u kryen me operacion.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, sivjet në Klinikën e Gjinekologjisë u kryen 101 lindje më shumë.
Kujtojmë që, gjatë vitit 2021, prej janarit deri në fund të nëntorit, në QKUK janë lindur 8 mijë e 44 foshnje./21Media

Back to top button