Testet rapide edhe gjatë fundjavës në Prizren

 
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se duke u bazuar në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në nivel vendi, Drejtoria Komunale e Shëndetësisë, nëpërmjet Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), duke filluar nga data 22 janar do të ofrojë realizimin e testeve rapide AG SARS2 edhe gjatë fundjavave në vijim.
Në njoftim bëhet e ditur se, ofrimi i këtij shërbimi do të bëhet në hapësirat e QKMF-së, ndërsa për t’u testuar, pacienti duhet të ketë udhëzimin nga mjeku familjar për një gjë të tillë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 ka vdekur një person. Në bazë të dhënave sot janë regjistruar edhe 2 mijë e 708 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Rastet e reja kanë dalur pas testimit të 10 mijë e 833 mostrave. Numër i lartë i rasteve të reja janë regjistruar edhe dje, bëhet fjalë për 2 mijë e 50 raste./21Media

Back to top button