Labi: Nëse populli e kërkon, unë do të jem me të gjithë familjen në protestë
Këngëtari i njohur, njëherësh ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka reaguar pas thirrjes së PSD-së për protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Labi ka thënë se nëse populli e kërkon, do të jetë me gjithë familjen në protestë.
“‘Nëse populli e kërkon, unë do të jem me të gjithë familjen në protestë’, mirëpo jo për skandale ose politizime ndaj qeverisë, por vetëm për të kërkuar drejtësi duke e ditur se pjesa dërmuese e popullit tonë gëzon paga minimale dhe pjesa tjetër drejtohen tek qytetarët duke kërkuar ndihma në çdo sferë të jetës, e ku këto ditë ata priten t’i nënshtrohen varferisë së tmerrshme në vend”, ka shkruar ndër të tjera Labi në Facebook.
Partia Socialdemokrate do të mbajë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike më datën më 29 janar, duke filluar nga ora 14:00. Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, sot në një konferencë për media ka ftuar qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste, teksa ka bërë të ditur se nga nesër fillon puna organizative dhe bisedimet edhe me partitë e mëdha opozitare në Kuvend./21Media