Testi i maturës, maturantët nuk mbajnë distancë jashtë shkollave

 

Sot në të gjithë Kosovën është duke u mbajtur Testi i Maturës.Për mbajtjen e këtij testi, shkollat janë udhëzuar që të sigurojnë hapësirë të mjaftueshme brenda qendrave të testimit për të evituar përhapjen e COVID-19.

Megjithatë, distanca mes nxënësve nuk është idealja në disa oborre të shkollave.

Kallxo.com ka siguruar pamje nga shkolla e mesme “Abdyl Frashëri” në Prizren, ku maturantët janë duke qëndruar grumbull dhe pa distancë.Njëjtë po ndodh edhe në Prishtinë në shkollën “Naim Frashëri”, ku nxënësit nuk janë duke e mbajtur distancën sociale.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë distancë sociale nga 1.5 deri në 2 metra mes njëri- tjetrit./kallxo.com

Back to top button