Kaloni te përmbajtja kryesore

Tetë të rinj humbin jetën nga asfiksia me gaz

 

Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e ngufatjes prej gazit në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës.

Viktimat janë gjimnazistë dhe studentë, katër vajza dhe katër djem, të moshave prej 18 deri 20 vjeç.

Tragjedia ndodhi gjatë festimit të Vitit të Ri.

Komisionari i policisë i Kantonit të Hercegovinës perëndimore, Millan Galliq, tha për televizionin N1 se policia ndodhet në terren dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës shpalli 4 janarin ditë zi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button