Kategorizimet e reja të komunave, 26 komuna në Zonën e Gjelbër

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar se tashmë është bërë kategorizimi i ri i komunave.

Zonën e Kuqe janë vetëm 6 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Kurse në Zonën e Verdhë po ashtu janë vetëm 6 komuna: Mitrovica e Jugut, Graçanica, Obiliqi, Podujeva, Juniku dhe Gjilani.

Ndërsa në Zonën e Gjelbër janë 26 komuna: Kllokot, Lipjan, Gjakovë, Kamenicë, Ferizaj, Vushtrri, Pejë, Drenas, Skënderaj, Istog, Deçan, Shtërpcë, Klinë, Shtime, Novobërdë, Viti, Prizren, Suharekë, Kaçanik, Rahovec, Malishevë, Hani i Elezit, Dragash, Mamushë, Partesh dhe Ranillug.

Ky kategorizim do të vlejë deri më 8 janar.

Sipas ministrit, lakorja e infeksionit është në rënie, “andaj të vazhdojmë edhe më tej me respektim të masave dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante”./21Media

Back to top button