Tetë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri në një ndërtesë

Zjarr në një ndërtesë në Paris

Tetë persona kanë vdekur të hënën nga zjarri në një ndërtesë në jugperëndim të Parisit, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Nga ky zjarr rreth 30 të tjerë kanë mbetur të lënduar në mesin e tyre edhe tre zjarrfikës.

Numri i viktimave mund të rritet pasi operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon në katet e sipërme të ndërtesës.

Shkaku i zjarrit ende është i paqartë, ndërsa një grua e dyshuar është ndaluar nga policia.

Back to top button