Tetë vite më parë u shënua një nga golat më të bukur në Kupën e Botës 2014

Tetë vite më parë nga dita e sotme, australiani, Tim Cahill, shënoi njërin nga golat më të bukur të Kupës së Botës 2014, kur ai bëri një goditje të jashtëzakonshme për të barazuar për Australinë kundër Holandës.
Arjen Robben zhbllokoi rezultatin në minutën e 20’ të ndeshjes, por ish-ylli i Evertonit krijoi një moment magjie në Kupës e Botës një minutë më vonë.
Ryan McGowan harkoi një top të bukur drejt Cahillit, i cili mbërriti brenda zonës së 16-metërshit në kohë vetëm për të shënuar një super gol në portën e Jasper Cillessen.
Asokohe, Australia u mposht me rezultat 3:2, por pavarësisht kësaj, goli i Cahill ishte momenti më i bukur i asaj ndeshjeje.
Goli fantastik i Cahill mori lëvdata të shumta nga futbollistë dhe ish-futbollistë të njohur si Thierry Henry, Joey Barton, Gary Lineker e Ross Barkley.
Golin e Cahill e gjeni më poshtë.

Back to top button