Tetëvjeçari i humbur pas kampingut me familjen e tij mbijetoi duke ngrënë borë

 Një djalë tetë vjeçar i humbur në pyjet e largëta të Miçiganit mbijetoi për dy ditë duke ngrënë borë dhe duke u fshehur nën një trung për strehim.

Nante Niemi u zhduk të shtunën teksa po kamponte me familjen e tij në parkun shtetëror Porcupine Mountains.

Ai humbi ndërsa po ecte për të mbledhur dru zjarri, duke nxitur një përpjekje kërkimi prej 150 personash për ta shpëtuar.

Të hënën ai u gjet nën trungun e tij “në gjendje të mirë shëndetësore”, rreth dy milje nga kampi i tij.

“Ai i kishte përballuar elementët duke u strehuar nën një trung ku më në fund u gjet”, tha Policia e Shtetit të Miçiganit në një deklaratë.

Djali i tha policisë se “hëngri borë të pastër për hidratim”.

Menjëherë pasi alarmi u ngrit të shtunën, nëna e tij falënderoi njerëzit për mbështetjen e tyre, por iu lut të gjithëve që “ju lutemi të qëndroni larg, do ta bëjë më të vështirë gjetjen e tij”.

Policia e Shtetit tha se terreni është “shumë i largët dhe kodrinor me shumë ujëra të ndenjura për shkak të kohës së vitit”. Disa rrugë ishin të pakalueshme për shkak të sasisë së borës.

Ekipi u fokusua në një zonë afërsisht 40 milje katrorë (100 km katror) në park, duke gjetur përfundimisht djalin.

Ai është ribashkuar me familjen e tij, tha policia./21Media

Back to top button