Robert De Niro mirëpret fëmijën e shtatë në moshën 79-vjeçare

vRobert De Niro, ylli 79-vjeçar i Hollivudit, ka konfirmuar se është bërë baba për herë të shtatë.

Ai dha lajmin në një intervistë me ET Canada në lidhje me filmin e tij të ardhshëm, me titull të përshtatshëm About My Father.

Kur u pyet se ishte baba i gjashtë fëmijëve, aktori amerikan fitues i çmimit Oscar u përgjigj: “Shtatë, në fakt… Sapo kam edhe një fëmijë”.

De Niro, i cili ka gjashtë fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme me tre gra, nuk e zbuloi identitetin e nënës së fëmijës së tij të shtatë.

Veterani i Hollivudit ka fituar dy çmime Oscar, për rolet e tij në The Godfather, Part II dhe Raging Bull.

Ai luan së bashku me Sebastian Maniscalco në filmin e ri, për një burrë që merr babanë e tij paksa të sikletshëm në pushime me të fejuarën e tij dhe familjen e saj të pasur, ekscentrike./21Media

Back to top button