Teuta Sadiku e zhgënjyer me Ministrinë e Kulturës

Ka një vjet e gjysmë që aktorja, Teuta Sadiku ka përgatitur një skenar për një film-komedi, por që ende nuk ka arritur ta realizojë për shkak të mungesës së financave.
Ajo në emisionin “21 gradë” në RTV21 tregoi se filmi në fjalë është i kushtueshëm dhe është në pritje të konfirmimit nga ana e sponsorëve për ta jetësuar këtë projekt.
Ndërkohë u shpreh e zhgënjyer me Ministrinë e Kulturës, tha se as nuk është munduar të aplikojë për financim nga kjo ministri pasi që asnjëherë kërkesat e saj nuk janë marrë parasysh.
“Jam lodh nga një muaj, dy, tre tu ngajt me i bo krejt letrat që i kërkojnë ata edhe në fund me i hudh në berllog, kështu që nuk po du mo me u zhgëny edhe me u bo nervoz.”, tha Sadiku.
Ajo tregoi se pjesëmarrës në këtë projekt do të jenë aktorë të shumtë.

Back to top button