Teuta Sadiku: Dikush ka me qeshë me këtë që po them, por Naim Abazi është njeriu më i mençur

Aktorja e Teuta Sadiku e cila paraqitet edhe në emisionin “Odeon” që udhëhiqet nga Naim Abazi, e cilësoi këtë të fundit si personin më të zgjuar që njeh.
Ajo në emisionin “21 Gradë” në RTV21 tha se Abazi ka intuitë shumë të zhvilluar.
“Është i dijshëm, është i lexueshëm, është njëri ndër personat ma të mençur, ndoshta dikush ka me qeshë më këtë që po e them unë por, me të vërtetë Naim Abazi është njeri ndër personat më të mençur që unë njoh”, tha ajo .
Tutje shtoi se kjo i ndihmon në bashkëpunimin me Abazin.

Back to top button