Teuta uron Tarën: Ti më inspiron çdo ditë që të bëhem njeri më i mirë…

 
Aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi, i ka uruar ditëlindjen vajzës së saj të madhe Tarës, e cila sot ka mbushur 11 vjet.
Për vajzën që i dha epitetin nënë, aktorja bërë një dedikim të gjatë, duke treguar kështu se sa e vlefshme është ajo për të.
“Tara jem, drita e syve të mi, gëzimi im i parë, ende mendoj që je bebushe e ti sot po i mbush 11 vjet. Çdo ditë, ti më bën krenare me mirësinë tënde, dëlirësine tënde, shpirtbardhësinë tënde… Karshi viryteve tua, më duket edhe vetja e vogël… Ti më inspiron cdo ditë që të bëhem njeri më i mirë sepse ti meriton vetëm të mira dhe më të mirët rreth vetes. Ti je ajo që gjërave të vogla u jep kuptim, je ajo që gjithmonë thua ‘të lumshin duart’, gjithmonë thua ‘shëndet’ ( edhe po të teshtij nga dhoma tjetër ), gjithmonë thua ‘faleminderit’ dhe gjithmonë thua ‘Të dua’. Zot faleminderit per gjithë këtë bekim. Unë ( mami ) kur të ‘rritem’ dua të bëhem si ti. Ti je vet jeta ime, shtëpia ime. ‘Kur i numëroj bekimet e mia ne jetë, ty të numëroj 100 herë’ Urime ditëlindja shpirti i mamit. Zoti të bekoftë me shëndet të plotë, dashuri të pakusht, gëzime, suksese dhe mbarësi, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Të dua më së shumti në botë”, ka shkruar Teuta në rrjetin social Instagram.
Tara ka marrë shumë urime nga ndjekësit e nënës në Instagram./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi)

Back to top button