Teuta vaksinohet: Unë që jam ‘tucajkë’ prej çdo lloj injeksioni, as që e kam ndje

 
Aktorja Teuta Krasniqi sot është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
Ajo këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ndau edhe disa fotografi.
Teuta ka bërë apel tek qytetarët për t’i marrë vaksinat antiCovid.
“Unë u vaksionova. Staf profesional me nje super organizim. Une që jam ‘tucajkë’ prej cdo lloj inekcioni, as që e kam ndje… Infermierja Shpresa e kishte dorën e lehtë si flutur. Merre vaksinën, shpëtoje veten, mbroje familjen dhe gjithë rrethin tënd”, ka shkruar Teuta Krasniqi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës. Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
Back to top button