Thaçi: Asnjë parti nuk ka kërkuar seancë konstituive

Ai tha se çdo gjë do të shkojë siç duhet dhe si është planifikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sonte në emisionin ”Argument Plus” të RTV21 është duke folur për situatën politike në vend. Gjatë bisedës, Thaçi tha se asnjë parti politike nuk ka kërkuar seancë konstituive të Kuvendit.

”Unë kom obligimet e mia kushtetuese dhe ligjore që dalin mbi opinionet e çdo adrese politike. Unë do të respektojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, do të respektoëj vullnetin e partive politike, por para së gjithash do të respektojë mandatin tim kushtetues dhe ligjor dhe gjithçka do të shkojë si duhet sipas axhendës së planifikuar”, tha Thaçi, shkruan rtv21.tv

I pyetur se a do ta shfrytëzojë afatin prej 30 ditësh apo do ta bëjë  më herët seancën konstituive?, Thaçi tha se nuk mund të flas me ditë apo me javë se kur do të konstituohet Kuvendi, por tha se është i bindur se do të jetë në një afat të rregullt dhe rekord./21Media

Back to top button