Thaçi: Specialen e gëlltitëm shkaku i partnerëve ndërkombëtar

Thaçi tha se Specialen e kanë gëlltitur për SHBA -në, NATO -n dhe BE- në

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sonte në ”Argument Plus” foli edhe për Gjykatën Speciale. Lidhur me këtë, Thaçi tha se nuk mund të flitet për krimet e pretenduara të kryera nga UÇK-ja, por për për individ të dyshuar që mund të kenë kryer veprime jo të mira, shkruan rtv21.tv

Ai potencoi që institucionet e Kosovës i kanë kryer të gjitha obligimet e tyre kushtetuese dhe ligjore. Presidenti më tutje tha se Kosova ka qenë shumë bashkëpunuese, duke shtuar se politika nuk duhet të komentojë as procedurat por as veprimet e Gjykatës.

Thaçi ndër të tjera tha se çështjen e Gjykatës e kanë gëlltitur shkaku i ruajtjes së raporteve me SHBA-të, NATO-n dhe BE-në./21Media

Back to top button