Thaçi bën thirrje të pezullohet taksa

“Për hir të një dëmi për Serbinë ne nuk mund të cenojmë raportin me SHBA-në”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje që të pezullohet taksa me Serbinë. Ai ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet për tu ruajtur partneriteti me SHBA-në.

“Si president i vendit ftoj që të shqyrtohen të gjitha mundësitë për pezullimin e taksës, në mënyrë që të fuqizojmë partneritetin strategjik me SHBA-në. Duhet t’i marrim shumë seriozisht, ata që mendojnë t’i injorojnë këto këshilla, janë gabim,. Askush nuk mund të dalë mbi pozicionin strategjik të Kosovës”, ka thënë ai.

“Për hir të një dëmi për Serbinë ne nuk mund të cenojmë raportin me SHBA-në”, ka shtuar Thaçi.

Back to top button