Thaçi reagon pas aksidentit në Maqedoni

Thaçi shpreh ngushëllime për të vdekurit dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime për të vdekurit në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në autostradën Shkup- Tetovë. Thaçi të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejtë.

“Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë. Iu shpreh ngushëllime edhe udhëheqësve të institucioneve, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Deri më tani raportohet se kanë vdekur 13 persona. Kështu ka deklaruar ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij 7 kanë vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa 6 persona kanë vdekur në spital./21Media

Back to top button