Kaloni te përmbajtja kryesore

Thaçi dekoroi me medalje presidenciale Haxhi Demakun

“E gjithë familja e Haxhi Demakut nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës”

Presidenti Hashim Thaçi sot dekoroi me medalje presidenciale atdhetarin, Haxhi Demakun.

Thaçi përmes postimit në facebook theksoi se familja Demaku nuk ka kursyer asgjë që vendi të jetë i lirë.

“Për kontributin e madh në luftën çlirimtare, me Medaljen Presidenciale sot e dekorova atdhetarin Haxhi Demaku. E gjithë familja e Haxhi Demakut nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës, duke u vënë në mbrojtje të atdheut me tërë anëtarët e familjes dhe duke u bërë bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, shkroi Thaçi në facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button