Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale humanistin Turan Rusi

 

Presidenti Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medalje Presidenciale humanistin Turan Rusi, i cili jeton dhe vepron në ShBA.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka vlerësuar lart kontributin e Rusit.

“Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi./21Media

Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan…

Posted by Hashim Thaçi on Thursday, 13 August 2020

Back to top button