Thaçi dhe Haradinaj ngushëlluan familjen Alushani
Vdekje e dyfishtë në familjen Alushani
Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj sot ngushëlluan familjen Alushani me rastin e vdekjes së nënës dhe vëllait të dëshmorit Imer Alushanit.
Përmes facebookut, krerët e shtetit shprehën ngushëllime për familjen, djali i së cilës ka dhënë shumë për Kosovën.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e nënës së Heroit të Kosovës Ymer Alushani, Miradije Alushani dhe djalit të saj, Luanit. Familjes Alushani i shpreh ngushëllimet më të thella për këtë humbje të dyfishtë.”, shkroi Thaçi në facebook.
“Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të Dëshmorit Imer Alushani, Miradies dhe Luanit. Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani, që aq shumë i dha Atdheut në ditët më të vështira. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!”, shkroi Haradinaj.