5 raste të reja me Covid-19 në Malishevë, 41 raste aktive

 

 

Në Komunën e Malishevës sot janë regjistruar pesë raste të reja me Covid-19.

Rastet e reja të konfirmuara vijnë sipas këtyre vendbanimeve: një rast në Bellanicë, një në Kërvasari, një në Lladroc, një në Vërmicë dhe një rast në Turjakë.

Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, rritet në 41 raste, përderisa 98 janë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë dhe paraqitja e rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më tani në territorin e Komunës së Malishevës, me COVID-19 janë prekur 148 persona, prej tyre 98 janë shëruar, 41 raste janë aktive dhe 9 persona kanë ndërruar jetë.

Ndërsa, në nivel të Kosovës vetëm në  24 orët e fundit janë diagnostikuar pozitiv me COVID 19 edhe 218 persona.  Numri total i rasteve pozitive është 9.492 raste nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2

15 persona të tjerë të diagnostikuar me COVID-19  kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu numri i të vdekurve me COVID 19 ka shkuar në 284 viktima.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  (IKSHP) vazhdon të bëjë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse si: Mbajtja e maskave, Mbajtja e distancës dhe Larja sa më shpesht e duarve./21Media

Back to top button