Thaçi kujton sulmet terroriste në SHBA

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kujtoi sulmin terrorist të  11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

Përmes një positmi në Facebook, Thaçi tha se Kosova mbetet e përkushtuar në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit kurdo që cenohen vlerat tona të përbashkëta.

”Me shumë dhimbje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001, ku nga sulmet terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe në Pentagon humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm nga SHBA-ja dhe vende të ndryshme të botës. Por, po ashtu, kujtojmë edhe heroizmin e udhëtarëve në aeroplanin e United Airlines, që parandaluan një goditje tjetër terroriste duke sakrifikuar jetën e tyre me rrëzimin e këtij aeroplani në shtetin e Pensilvanisë”, shkroi Thaçi.

Në fund Thaçi tha se, populli i Kosovës dhe populli amerikan janë të lidhur ngushtë me miqësi të përjetshme ”dhe u jemi mirënjohës përherë për mbështetjen e dhënë në ditët më të vështira për ne”.

 

Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 19-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Sulmi ndaj Kullave Binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani. /21Media 

Back to top button