Haradinaj-Stublla: Sulmi i 11 shtatorit, ishte ndër aktet më qyqare

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.

Ajo ka thënë se sulmi terrorist në SHBA, në World Trade Center dhe Pentagon, ishte ndër aktet më qyqare që goditën botën demokratike, por nuk e mposhtën atë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonëse të rrënuara nga humbjet e mijëra jetëve atë ditë, nga ato rrënoja përçuan dhe njëherë mesazhin që themelet e tyre mbesin të palëkundura në ndërtimin e një bote demokratike për të gjithë”, ka thënë  Haradinaj-Stublla.

Ngjarjet tragjike që ndodhen më 11 Shtatori 2001 në SHBA, sipas Ministres ndryshuan përgjithmonë kursin e botës, dhe prej asaj dite, bota demokratike doli më e fortë se kurrë, dhe e tillë është edhe sot.
Haradinaj Stublla ka thënë  se Kosova mbetet partnere e përkushtuar e Aleancës Globale kundër Terrorizmit dhe mëse e vendosur në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave demokratike si dhe
idealeve të lirisë mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë. /21Media 

Back to top button