Thaçi: Me Grenell nuk do të bisedojmë për Qeverinë
Ambasadori Grenell po viziton Kosovën
Para pak minutash ka filluar takimi mes emisarit të presidentit amerikan Donald Trump për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, dhe presidentit Hashim Thaçi.
Para fillimit të takimit të dy folën edhe për media.
Sa i përket nominimit të Albin Kurtit për kryeministër dhe afateve që e presin atë për të formuar Qeverinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se iu mbetet partive politike të punojnë, si dhe Kurtit si i nominuar që të gjejë një partner për të bërë shumicën, e për të ndërtuar Qeverinë.
Ai deklaroi se me ambasadorin Richard Grenell nuk do të bisedojnë për këtë çështje, pasi ai është i ngarkuar special për raportin Kosovë – Serbi, e jo për çështje të brendshme siç është formimi i Qeverisë.
Edhe Grenell i pyetur se a ka ndonjë parapëlqim për partnerët që do ta formin Qeverinë, është përgjigjur shkurt e qartë, JO!/21Media