Thaçi merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Presidenti Thaçi udhëtoi për në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini udhëtoi për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim që do të mbahet sot, siç njofton presidenca e Kosovës, përveç presidentit Thaçi, pritet të marrin pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Presidenti i Serbisë, Kryeministri i Shqipërisë, Kryeministri i Maqedonisë dhe ai Bosnje e Hercegovinës.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të diskutojnë për progresin e bërë gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale politike në rajonin tonë.

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka organizuar sot një takim joformal me liderët e Ballkanit Perendimor në Bruksel. Në këtë takim do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018, si dhe planet për vitin e ardhshëm. Po ashtu, në këtë takim do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit mes dy shteteve./21Media

Back to top button