Thaçi nderon me “Urdhrin e Pavarësisë” ambasadorin Khalilzad

Presidenti Thaçi pret në takim ambasadorin amerikan

Ish-ambasadori i SHBA’ve në OKB, në periudhën kur u shpall pavarësia e Kosovës, Zalmay Khalilzad, sot qëndron në Prishtinë, me këtë rast do të dekorohet me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot pret në takim ambasadorin amerikan Zalmay Khalilzad në  kabinetin e presidentit dhe siç bëhet e ditur në një njoftim nga presidenca Thaçi pritet ta dekorojë ambasadorin me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.

Takimi do të mbahet në ora 11:30 dhe do të jetë i hapur për media./21Media

Back to top button