Thaçi në shtëpinë e Jeronim De Radës
Ai bëri edhe homazhe te varri i tij
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Itali ka vizituar edhe shtëpinë e kolosit të Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada, si dhe ka bërë homazhe te varri i tij në Maqi të Kalabrisë.
Ai ka thënë se arbëreshët i kanë dhënë kuptim Rilindjes Kombëtare në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada.
“Sot, bëra homazhe të varri i De Radës dhe vizitova shtëpinë e tij në Maqi, ku takova edhe komunitetin arbëresh dhe Shoqatën Kulturore “Jeronim De Rada”.
Sheshi i Maqit vlonte prej gjallërisë dhe të folurës arbërishte. Për kontributin e shquar kulturor, shoqatën “Jeronim De Rada” e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave”, ka thënë Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook”.
Jeronim De Rada ka luajtur një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte shumë i madh, kurse tradita poetike e shkruar prej tij vazhdon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe./21Media