Thaçi nga Haga e uron nënën për datëlindje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar përmes telefonit nënën e tij, e cila feston datëlindjen e 84-të sot.
Është Endriti, djali i ish-presidentit i cili në Instastory ka publikuar momentin kur nëna e Hashim Thaçit bisedon me djalin e saj në telefon.
“Urimi më i dashur për ditëlindjen e saj. Gjyshja në telefon me babin”, ka shkruar Endriti.

Kujtojmë se ditë më parë, Gjykata Speciale në Hagë e ka refuzuar kërkesën e Thaçit për t’u mbrojtur në liri.
Gjyqtari francez Nicolas Guillou ka vendosur që Thaçi të vazhdojë qëndrimin në paraburgim, duke mos marrë parasysh garancinë e ofruar nga dy shtete të treta që ai të mbrohet në liri.

Ish-presidenti i Kosovës akuzohet nga Gjykata Speciale për krime lufte. Ai u arrestua nëntorin e vitit të kaluar./21Media
Back to top button