Thaçi ngushëllon Britaninë pas sulmeve

Thaçi tha se Mbretëria e Bashkuar është shtyllë e lirisë, prandaj sulmohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjet e viktimave pas sulmeve të mbrëmshme në Londër.

“Një sulm shokues në Londër. Lutjet tona janë për familjet e viktimave. Britania e Madhe është një shtyllë e lirisë njerëzor – prandaj është një cak i terroristëve të ulët çnjerëzorë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twitter.

Gjatë sulmeve të mbrëmshme në Londër, mbetën të vrarë shtatë persona dhe rreth 50 të tjerë të plagosur./21Media

Back to top button