Haradinaj: S’do të dorëzohemi para akteve të tilla

Haradinaj ngushëllon Britaninë e Madhe

I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushllime familjeve të viktimave në Londër, duke thënë se asnjëherë nuk duhet dhe nuk do të dorëzohemi para akteve të tilla.

“Thellësisht i prekur nga sulmet makabre në Londër dhe me humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm. Lutjet tona sot janë me familjet e viktimave dhe popullin britanik. Asnjëherë nuk duhet dhe nuk do të dorëzohemi para akteve të tilla. Rreshtohemi me aleatët tanë në luftën e pakompromis kundër terrorizmit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Gjatë sulmeve të mbrëmshme në Londër, mbetën të vrarë gjashtë persona dhe rreth 50 të tjerë të plagosur./21Media

Back to top button