Udhëheqësit botërorë dënuan sulmet në Londër

Pas sulmeve të mbrëmshme në Britani të Madhe

Udhëheqësit botërorë kanë dënuar sulmet terroriste të së shtunës që ndodhën në Londër, ku lanë shtatë persona të vdekur dhe 50 të plagosur.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Franca, e cila kishte dy qytetarë të plagosur nga ky sulm, prandaj Franca është më shumë se kurrë në anën e Britanisë.

Ndërsa, kryeministri australian Malcolm Turnbull tha se “lutjet dhe solidariteti i vendosur” i tij ishin me popullin britanik.

“Një australian ishte në spital dhe një tjetër u prek nga sulmi”, tha Turnbull, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump shkroi të shtunën në mbrëmje në rrjetin social Twetter: “Çfarëdo që Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë për të ndihmuar në Londër dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ne do të jemi atje”./21Media

Back to top button