Thaçi: Rugova, arkitekt i pluralizmit politik

Presidenti ka bërë homazhe te varri i Rugovës

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, në 13-vjetorin e vdekjes së ish-Presidentit, Ibrahim Rugova, ka bërë homazhe te varri i tij. Me këtë rast, Thaçi, ka thënë se Rugova është një prej arkitektëve të pluralizmit politik në Kosovë.

“Sot shënojmë 13-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, një prej arkitektëve të pluralizmit politik në Kosovë, njeriut të dialogut, të negociatave, të marrëveshjeve të brendshme por edhe në rrafshin ndërkombëtar, të angazhimeve unifikuese, të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës prandaj sot bëjmë nderimet më të larta të Kosovës, si president i vendit dhe si bashkëpunëtor i tij”, ka deklaruar Thaçi.

Ndërkaq, ai nuk iu ka përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot pritet të takojë Ekipin Negociator për bisedimet Kosovë-Serbi, për t’iu dorëzuar dokumentet zyrtare që ndërlidhen me procesin e deritanishëm negociator në Bruksel. Kështu ka paralajmëruar presidenti Thaçi javën që shkoi, i cili ka thënë se të hënën do t’ua dorëzojë informacionet e përgjithshme për periudhën e deritanishme të bisedimeve./21Media

Back to top button