Thaçi sërish thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Votoni dhe mbështeteni Listën Shqiptare

 

Presidenti Hashim Thaçi u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje për ta mbështetur Listën Shqiptare, në mënyrë që, siç u shpreh ai, ta avancojnë përfaqësimin e tyre politik dhe ta sigurojnë ecjen përpara të Malit të Zi drejt së ardhmes euroatlantike, si pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Këtë të diel, shqiptarët në Mal të Zi gjenden përballë mundësisë së zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në institucionet shtetërore të shtetit mik të Kosovës. Komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka qenë gjithmonë faktor stabiliteti dhe ka luajtur rol konstruktiv e kontributdhënës në rrugën e integrimit euroatlantik të tij. Lista Shqiptare është zgjedhja e duhur për ta vazhduar punën në të mirë të shqiptarëve dhe në drejtim të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian“, shkroi ai në Facebook.

Thaçi tutje tha se çdo kontribut i dhënë për avancimin e agjendës evropiane të Malit të Zi e çon përpara bashkimin e të gjithë shqiptarëve në familjen e madhe evropiane.

Presidenti i Kosovës edhe dje u ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar./21Media

Back to top button