Thaçi shpall “Hero të Kosovës” dëshmorin Azem Behluli

 

Presidenti Hashim Thaçi, ka shpallur “Hero të Kosovës”, dëshmorin Azem Behluli i cili ra heroikisht në betejë kundër forcave serbe në fshatin Gurkuq, më 22 prill 1999.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë se bashkëluftëtarët ruajnë kujtime të paharrueshme për Azemin, kurse familja Behluli është përherë krenare për veprën e tij.

“Nga sot, dëshmori Azem Behluli është zyrtarisht Hero i Kosovës. Që prej fillimit të luftës, Azemi vazhdimisht e kishte ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, deri sa kishte vendosur që t’i bashkohej edhe vetë radhëve të luftëtarëve të lirisë në frontin e luftës. Ai ra heroikisht në betejë kundër forcave serbe në fshatin Gurkuq, më 22 prill 1999. Bashkëluftëtarët ruajnë kujtime të paharrueshme për Azemin, kurse familja Behluli është përherë krenare për veprën e tij!”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media

Nga sot, dëshmori Azem Behluli është zyrtarisht Hero i Kosovës. Që prej fillimit të luftës, Azemi vazhdimisht e kishte…

Posted by Hashim Thaçi on Friday, 21 August 2020

 

Back to top button