​Ish-drejtuesit e degës së AAK-së në Malishevë i bashkohen Nismës Socialdemokrate

 

Nismës Socialdemokrate nga sot i është bashkuar ish kandidati për kryetar të Malishevës, njëherësh asambleist në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashit.

Gashi poashtu ishte edhe ish kryetar i degës së AAK-së në Malishevë.

Bashkë më të kanë aderuar edhe ish nënkryetari i degës, Januz Mazreku dhe anëtari i kryesisë së AAK-së në Malishevë dhe kryetar nëndegë, Avni Gashi.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka uruar mirëseardhje anëtarve të ri.

Ai ka thënë se ardhja e Kajtazit, Januziut dhe Avniut do ta fuqizoj edhe më shumë Nismën në Malishevë dhe në vend.

Limaj thotë se Nisma Socialdemokrate është e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes Nismës të japin kontributin e tyre për vendin.

Sot i urova mirëseardhje në Nisma Socialdemokrate, ish kandidatit për kryetar të Malishevës, njëherit asambleistit…

Posted by Fatmir Limaj on Friday, 21 August 2020

Back to top button