Thaçi uron besimtarët ortodoksë

“Gëzuar kjo ditë e shenjtë”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët ortodoksë. I pari i vendit ka uruar që të ketë më shumë paqe dhe lumturi.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë u shpreh urimet më të mira në ditën e Krishtlindjes së tyre. Le të ketë edhe më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre. Gëzuar kjo ditë e shenjtë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Besimtarët ortodoksë i ka uruar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, duke u shprehur se kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

Sot besimtarët krishterë ortodoksë festojnë Buzmin, një ditë para festës së Lindjes së Krishtit./21Media

Back to top button