Thaçi uron Nishanin për zgjedhjet

Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një bisede telefonike, sot e ka uruar presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nëpër të cilin po kalon Shqipëria.

“Institucionet, partitë politike dhe qytetarët atje, sikurse edhe në Kosovë, dëshmuan pjekuri dhe kulturë të lartë politike, duke organizuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve me standarde evropiane”, thuhet në postimin e Thaçit.

Ndryshe zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri janë mbajtur të dielën me 25 qeshor./21Media

Back to top button