Thaçi: Zgjedhjet janë zgjidhja për deputetët që nuk i verifikojnë mandatet e tyre

Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, në një intervistë për rtv21 ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të jenë zgjidhja e vetme për shkak të disa deputetëve të Kuvendit që nuk po pranojnë verifikimin e mandateve të tyre. Sipas tij, Vetëvendosje i ka mbi 61 vota për zgjedhjen e kryetarit.
“Me të vërtetë zgjedhjet janë zgjidhja për këta njerëz që nuk i verifikojnë mandatet e tyre. Qytetari ju ka besuar për deputetët, ndërsa ata nuk po I besojnë vetës për deputetet. I kemi deputetët e mjaftueshëm për ta krijuar Qeverinë. Për asnjë moment Republika e Kosovës nuk do të mbetet pa kryeministër. Qytetarët duhet të jenë të qetë se nuk do të ketë vakum institucional”, tha ai.
Deputeti Thaçi nuk ka preferuar t’i komentojë deklarimet e kolegut të tij, Haxhi Avdyli, i cili kishte deklaruar se ka një marrëveshje Kurti-Limaj. Deputeti Thaçi tha s se nuk ka informacione të tilla.
“Unë personalisht si deputet nuk kam informata cila është marrëveshja me Nismës, ka apo nuk ka marrëveshje me Nismës, por jemi të gatshëm për shtyrjen e proceseve përpara”, tha Thaçi./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?