“The Guardians of the Galaxy Holiday Special” do të lansohet në nëntor

Filmi i ri “The Guardians of the Galaxy Holiday Special” do të lansohet në Disney Plus këtë nëntor dhe skenat e para të tij të lansuara, premtojnë po atë atmosferë që ka kohë që pritet nga dashamirët e tij.
Regjinë dhe skenarin e këtij filmi e ka bërë James Gunn, i cili ka bërë dhe regjinë e dy filmave të parë Gardians, e po ashtu edhe të filmit “The Guardians of the Galaxy Vol 3”, që do të shfaqet vitin e ardhshëm.
Në trailerin e “The Guardians of the Galaxy Holiday Special”, që u lansua ditë më parë, shihen Gardianët, të cilët kuptojnë se në Tokë është sezoni i kremtave. Ky është momenti i përkryer për të inkurajuar personazhin Peter Quill/Star-Lord, për të shkuar në Tokë. Rolin e Piter e luan aktori Chris Pratt.
Filmi “The Guardians of the Galaxy Holiday Special” më saktësisht do të shfaqet në Disney Plus me 25 nëntor 2022./21Media

Back to top button