Thellohen mospajtimet Thaçi-Hoti për dialogun

Thaçi: Hapja e temës për asociacionin e rrezikshme për vendin.-Hoti: Nesër në Bruksel nuk diskutohet për asociacionin

Kanë vazhduar polemikat në distancë ndërmjet Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministrit  Avdulla Hoti për çështjen e Asociacioni të Komunave me shumicë serbe. Presidenti Thaçi tha se Hoti po e vë në rrezik Kosovën me  hapjen e temës së Asociacionit në Bruksel dhe i kërkoi Kuvendit  rezolutë që e ndalon kryeministrin të flas për këtë temë. Në anën tjetër, kryeministri Hoti tha se presidenti nuk ka informacione të sakta për takimet në Bruksel dhe se nesër nuk do të diskutohet për asociacionin.(Teksti-Burim ZARIQI, kamera-Fatos VESELI)./21Media

Back to top button