“There’s is a new sherif in town!”, Peci i shkon për perhajr dy kryetarëve të rinj në veri

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së bashku me zëvendësministrin e Brendshëm Blerim Gashanin kanë shkuar ta vizitojnë në zyren e tky kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, e po ashtu edhe atë të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Peci përmes një postimi në Facebook tha se iu uruan detyrën  e re dhe i ofruan tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare. There’s is a new sherif in town! ( Ka një kryetar të ri në qytet”, shkroi Peci.

Ndërsa për Atiq tha se ai ka krijuar në një periudhë të shkurtër ekipin në përbërje shumëetnike

“Na gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër, ai ka konsoliduar ekipin në përbërje shumëetnike, që është refleksion i vullnetit politik dhe gjenerozitet i shoqërisë kosovare për të krijuar mundësi për të gjitha komunitetet.”, shkroi Peci./21Media

 

 

Back to top button