Theret me thikë një person në Mitrovicë

 

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej tyre është therur me thikë, pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur sonte në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Evlia Qelebia”.

“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë), ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë. Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Back to top button