Theri me thikë bashkëmoshatarët, u prangos 14-vjeçari

 

Dy të rinj u therën sot me thikë në Krujë, ndërsa policia arriti të kapë autorin e dyshuar 14 vjeçar.

Siç informoi policia, E. Sh, 14 vjeç dhe F.M, 15 vjeç janë jashtë rrezikut për jetë.

“Më datë 12.03.2021, në orën 13:00, në Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Sh., 14 vjeç dhe F. M., 15 vjeç, banues në Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi K. G., 14 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia.

Back to top button