I mituri therr me thikë bashkëmoshatarin

Ishte duke “lozur” me thikë

Është arrestuar i mitur, nën dyshimin se i njëjti derisa ka therur me thikë një person, të cilit i ka shkaktuar lëndime dje në fshatin Obranqë të Podujevës.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar i mitur, nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke lozur pa dashje ka therur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull K/Shqiptar-i mitur”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button