Kaloni te përmbajtja kryesore

Thomas-Greenfield: Putin ka në plan ta shkatërrojë Ukrainën

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield tha se është e qartë se Putin ka një plan për të shkatërruar dhe terrorizuar Ukrainën, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se bota duhet të përgatitet për një rrugë shumë të gjatë dhe shumë të vështirë përpara.
“Nëse dy javët e fundit na kanë treguar diçka, është se populli ukrainas nuk do të dorëzohet. Dhe shumë njerëz rusë, përfshirë shumë ushtarë rusë, nuk e duan këtë luftë”, tha Thomas-Greenfield në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Putini është qartësisht i gatshëm të sakrifikojë jetën e mijëra ushtarëve rusë për të arritur ambiciet e tij personale. Ne kemi paralajmëruar Moskën për javë të tëra se, në fund, Rusia do të jetë më e dobët, jo më e fortë, për nisjen e kësaj lufte. Kjo tashmë po rezulton e vërtetë”, tha ajo. “Pyetja është se sa shkatërrim është i gatshëm të shkaktojë presidenti Putin për këtë gabim të madh”, tha ajo.
Thomas-Greenfield shtoi se SHBA-të janë “të indinjuar nga raportet e shtuara të sulmeve të Moskës që dëmtojnë civilët ukrainas në luftën e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër popullit ukrainas” dhe shprehu shqetësim në rritje “për mbrojtjen e civilëve në këtë konflikt, veçanërisht grave.
Ajo tha se homologu i saj polak i tha se 100 refugjatë në minutë po kalonin nga Ukraina në Poloni.
“Ne gjithashtu bëjmë thirrje për mbrojtjen dhe kujdesin për të gjithë fëmijët, duke përfshirë fëmijët të pashoqëruar dhe ata në kujdesin institucional. Fëmijët nuk duhet të përfshihen kurrë, asnjëherë në konflikt. Fëmijët nuk duhet të përfshihen kurrë në konflikt. Ata duhet të mbrohen. Siç ka raportuar UNICEF-i, ne e dimë tashmë se dhjetëra fëmijë janë vrarë në luftën e Putinit. Dhe ndërsa punojmë për të konfirmuar rastet, ne e dimë se numrat aktualë janë në të vërtetë shumë më të mëdhenj”, tha ajo/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button