Ende pa vendim nga Shtëpia e Bardhë për ndalimin e importit të naftës ruse

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se është në një “diskutim aktiv” nëse do të pezullojë importet e naftës ruse, por ende nuk është marrë një vendim.

SHBA importon më shumë se 500,000 fuçi naftë ruse në ditë.

Kjo përbën vetëm rreth 8% të importeve të saj të përgjithshme të naftës, por çdo ndryshim në furnizim mund të ketë pasoja serioze për amerikanët.

Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë të 14 viteve, ndërkohë që çmimet e benzinës janë pranë rekordit të tyre kombëtar.

Sekretarja e shtypit Jen Psaki ka thënë se rritja e niveleve të çmimeve është “rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit të Ukrainës”, por çmimet ishin në një nivel të lartë edhe para sulmit./21Media

Back to top button