Tielemans në planet e Juventusit për ta zëvendësuar Rabiot

Juventusi kërkon transferimin e Youri Tielemans.
Sipas ‘Calciomercatoweb’, Juventusi është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Belgjikës dhe Leicester City, Youri Tielemans, për të zëvendësuar së shpejti Adrien Rabiot.
Raportohet se Rabiot nuk ka ndërmend të vazhdojë me Juventusin përtej vitit 2023.
Po kështu, kontrata e Tielemans me Leicester City skadon në fund të këtij sezoni, me belgun që nuk ka gjasa të rinovojë.

Back to top button